Valbona Nimani-Begolli
Doktor i shkencave juridike
Lindi më 1947 në Prishtinë. Shkollën fillore, të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin Juridik i kreu në Prishtinë më 1969. Studimat pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Beogradit, ku edh magjistroi në nëntor të vitit 1973 me temën: ”POZITA E FEMRËS SHQIPTARE NË KOSOVË NË ASPEKTIN E SË DREJTËS ZAKONORE”(sr). Mr. Valbona Nimani-Begolli doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në korrik të vitit 1979 me temën: ”POZITA E GRUAS NË KOSOVË ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË TË DREJTAT ZAKONORE”. Dr. Valbona Nimani-Begolli së pari u zgjodh asistente-ligjëruese në Fakultetin Juridik të Prishtinës dhe arriti deri te prof. oridnar në këtë fakultet. Ka të botuara disa punime shkencore-profesionale nga lëmi i pozitës së femrës shqiptare në Kosovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.