← Shfleto

Valbona Gashi-Berisha

Doktor e shkencave të filologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1968 në Dobërdol të Besianës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen të Mjekësisë e kreu në Podujevë. Fakultetin e Filologjisë-Dega Gjuhë Frënge e kreu në Prishtinë më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në Francë në Shampague Ardenne-Reims, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1999 me temën: ”PËRKTHIMI I “BESA-s” TË SAMI FRASHËRIT”(fr). Mr. Valbona Gashi-Berisha doktoroi në të njëjtin universitet në Francë në janar të vitit 2001 me temën: ”BESA DHE HAKMARRJA TE SHKRIMTARËT EVROPIAN”(fr). Dr. Valbona Gashi-Berisha ka punuar si përkthyese në zyrat franceze në Kosovë. Më vonë është zgjedhur asistente e ligjëruese në Fakultetin e Filologjisë-Dega Gjuhë Frënge në Prishtinë ku punon. Ka të botuara disa përkthime.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.