Ukë Xhemaj
Doktor i shkencave të etnografisë
Lindi më 1949 në Carallukë të Istogut (Burimit). Shkollën fillore e kreu në Banjë, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Istog. FSHMN-Dega e Gjeografisë e kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Gjeografisë e Zagrebit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1978 me temën:”NDËRRIMET SOCIOGJEOGRAFIKE NË KOMUNËN E PRISHTINËS ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË STRUKTURËN EKONOMIKE”(kr). Mr. Ukë Xhema doktoroi në Institutin Albanologjik të Prishtinës në shtator të vitit 1999 me temën: ”ETNOKULTURA SHQIPTARE NË PODGUR-MONOGRAFI ETNOLOGJIKE”. Dr. Ukë Xhemaj në fillim punoi si profesor i gjeografisë në Gjimnaz të Klinës dhe të Prishtinës. Prej vitit 1974 punon në Institutin Albanologjik - Dega e Etnografisë në Prishtinë. Tash është hulumtues i lartë i etnografisë. Ka të botuara 50 punime shkencore një monografi etnologjike - si koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.