← Shfleto

Tunë Prekpalaj

Doktor i shkencave të filozofisë

Lindi më 1948 në Bregdri të Hasit. Shkollën fillore e kreu në Ferizaj, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pazin të Kroacisë. Kurse Studimet e larta i nisi në Shkup dhe i përfundoi në Itali ku edhe doktoroi në Degën e Filozofisë Sociale. Dr. Tunë Prekpalaj merret edhe me krijimtari letrare. Shkruan poezi për të rritur në Gjuhën Shqipe dhe në atë Italishte. Ky është autor i Fjalorit Holandisht-Shqip. Ka shkruar dhe botuar 2 vepra. Jeton dhe punon në Holandë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.