Tomi Kristo
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në Korçë. Mësimet e para i mori në vendlindje. Politeknikumin e kreu në Tiranë, mandej e kreu Fakultetin e Inxhinierisë-Dega Gjeologji të Tiranës më 1960, po në këtë fakultet u doktorua më 1974 me temën: ” SHKËMBIJTË KOLEKTORË KARBONATIK ME ÇARJE TË VARGUT ANTIKLINAL TË KURVELESHIT”. Dr. Tomi Kristo së pari punoi si teknik shpimi në Patos, mandej pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave. Specializoi në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit. Bëri studime për çarshmërinë e shkëmbinjve. Rezultatet e studimit i ka paraqitur në raporte e monografi. Ka 14 artikuj shkencorë dhe kumtesa të mbajtura në simpoziume shkencore. Për veprimtari shkencore është dekoruar me “Medalje Pune” dhe me urdhrin “N. Frashëri”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.