Toma Baraçi
Doktor i teologjisë kishtare
Lindi më 1742 në Mezojuso të Siçilisë (Itali). Shkollimin fillor dhe të mesmin i kreu në Sicili. Fakultetin e Teologjisë e kreu në Romë ku edhe doktoroi. Mendohet të jetë shkollua në Seminarin Italo-Shqiptar të Palermos. Dr. Tomë Baraçi është autor i një kënge fetare, që është një dokument në gjuhen shqipe i shkruar në Mezajuso që njihet sot e kësaj dite ndër Arbëreshët e Piano die Greci dhe në kolonitë e tjera të Sicilisë. Kënga e Dr. T.Baraçit titullohet: „ O ti çë helmeve shkove“ që bien në sy rregulla e vargut dhe stilit. Dr. Toma Baraçi vdiq në Mezojuso të Siçilisë më 1791.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.