Thoma Çomorra
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në maj të vitit 1939 në Vuno të Himarës. Shkollimin e nisi si autodidakt me libra të siguruar nga Shkolla Tregtare e Vlorës. Në vitin 1945 erdhi në Tiranë ta vijonte shkollën e mesme që e vazhdoi në Elbasan e në Shkodër dhe përsëri në Tiranë ku e kreu shkollën e financave me sukses të shkëlqyeshëm. Thomai kishte mbetur kryefamiljar, por fshatarët e nxitën ta vazhdonte shkollimin. Studimet i vazhdoi në Fakultetin e Financave dhe të Planifikimit në Bukuresht, e njëkohësisht aty e kreu edhe Fakultetin e Drejtësisë, dhe pasi u kthye në atdhe e kreu edhe Fakultetin e Gjuhës-Gazetari me sukses të shkëlqyeshëm. Pas përfundimit të studimeve u emërua në Ministrinë e Financave, shef i të ardhurave të buxhetit të Shtetit, më vonë edhe drejtor i buxhetit lokal, pastaj edhe shef i Sigurimeve të Jashtme të mallrave të eksport-importit. Më vonë Thoma Çomorra kaloi në Ministrinë e Arsimit. E ka gradën shkencore “Doktor i shkencave” nga viti 1987. Ka punuar në revistën “Horsteni”. Më vonë e mori gradën “Profesor”. Dr. Th. Çomorra është dekoruar me “Urdhrin e Punës” dhe me urdhrin “N. Frashëri”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.