Thimaq Lako
Doktor i shkencave të pylltarisë
Lindi më 1949 në Korçë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Pylltarisë e kreu në Institutin e Lartë të Bujqësisë të Kamzës ku diplomoi më 1973. Si inxhinier i pylltarisë. Thimaqi punoi në Ndërmarrjen e Pylltarisë të Pogradecit. Më 1980 u zgjodh asistent, mandej pedagog në Katedrën e Pyllëzimit të Fakultetit të Pylltarisë në ILB të Kamzës. Më 1993 u emrua drejtor i drejtoratit të përgjithshëm të pyjeve e të kullosave në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit të Tiranës dhe specialist i pyjeve private. Th. Lako ka titullin “Profesor i asocuar”. Dr. Thimaq Lako është autor dhe bashkautor i disa teksteve universitare, monografive dhe broshurave të pylltarisë. Për këtë është specializuar për pylltarinë, trajnime në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.