← Shfleto

Theodhori Kamberi

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi më 1946 në Nartë të Vlorës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Fizikës, i kreu në Tiranë më 1969. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1996 me temën: ” EFEKTIVITETI I PUNIMEVE SIZMIKE MBI BAZËN E ANALIZËS TË SIZMIKES STRATIGRAFIKE PËR KËRKIMIN DHE ZHVILLIMIN E VENDBURIMIT TË KUÇOVËS” . Dr. Theodhori Kamberi ka punuar në Ndërmarrjen Gjeofizike të Patosit, ishte interpretues sizmik në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit, në Ekspediten detare të Durrësit. Është marrë me interpretimin e të dhënave sizmike dhe mori pjesë në përgjithësimin e materialeve në objektet e vendbanimeve në tokat ranore gëlqerore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.