← Shfleto

Theodhori Bej

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në tetor të vitit 1940 në Sotiri të Devollit në Gjirokastër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, teknikumin Financiar e kreu në Tiranë. Aty e kreu edhe Fakultetin Ekonomik më 1961. Në vitin 1983 mbrojti disertacionin për gradë shkencore “Kandidat (Doktor ) i Shkencave të Ekonomisë në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Në vitin 1985 e mori titullin pedagogjik shkencor “Docent” asistent profesor. Dr. Theodhori Bej punoi si kryespecialist në Drejtorinë e Alb-Importit në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme. Prej vitit 1970 punon si pedagog në Katedrën e Ekonomisë Politike të Kapitalizmit në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Punoi si këshilltar për Ekonomi në Këshillin e Ministrave. Ka punua si kryetar të Komitetit për Çështje Sociale të Qeverisë Shqiptare. Është autor i tekstit “Ekonomia politike e kapitalizmit paramonopolist”. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore në vend dhe jashtë. Ishte kryetar i Komisionit Parlamentar të Punës dhe të Çështjes Sociale dhe deputet i Shqipërisë në Parlamentin e Vendeve të Detit të Zi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.