← Shfleto

Thanas Piu

Doktor i shkencave të bujqësisë – zooteknikës

Lindi më 1946 në Gjirokastër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Institutin Bujqësor të Bukureshtit. Diplomoi në Zooteknikë më 1962. Në fillim punoi si zooteknik i diplomuar në Seksionin e Bujqësisë të rrethit të Krujës. Më 1967 u zgjodh pedagog në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës. Punoi në Kompleksin Industrial të rritjes së shpendve në Tiranë. Prej aty kaloi në Institutin Kërkimor të Zooteknikës si shef Sektori dhe mbante titullin “Doktor shkence”. Dr. Thanas Piu është një ndër specialistët më të shquar të vendit në fushën e Shqyrtimit të bagëtisë dhe të shpendve. Dr. Th, Piu ka kryer një sërë specializimesh brenda dhe jashtë vendit si në Rumani, Itali dhe Amerikë. Ka të botuar 12 libra disa tekste mësimore dhe shumë punimesh shkencore të lëmit të teknologjisë së rritjes së bagëtisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.