Thanas Gaçe
Doktor i shkencave teknike – makinerisë
Për vendlindjen, shkollimin fillor dhe të mesmin nuk kemi informata, kurse Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike e kreu në Pragë (Çekosllovaki) më 1953. Prej asaj kohe ka punuar si pedagog i lëndëve Inxhinieria Mekanike dhe Mekanika teorike që e ligjëroi 20 vjet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Tiranës. Ka punuar në Kombinatin e Metalurgjisë të Elbasanit, ku ka qenë edhe drejtor i këtij kombinati deri më 1978 kur edhe u doktorua me temën: ”DISA ASPEKTE TË DINAMIKËS SË PIKËS DHE TË SISTEMIT MEKANIK”. Dr. Thanas Gaçe ka qenë projektues përgjegjës i Kombinatit të Metalurgjisë të Elbasanit. Ka të botuara 5 tekste universitare. Ka qenë ligjërues në Fakultetin Teknik të Prishtinës prej viteve 1972-1976 ku ligjëronte lëndët: Mekanika II dhe Teoria e lëkundjeve mekanike.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.