Thanas Dhimarko
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në mars të vitit 1937 në Përmet. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, teknikumin financiar e kreu në Tiranë. Aty e kreu edhe Fakultetin Ekonomik-Dega Financë-Kontabilitet më 1961. Kandidat i shkencave u bë më 1984, kurse “Docent” më 1986 i konvertuar në “Doktor “ më 1988. Dr. Thanas Dhimarko së pari punoi si llogaritar në minierën e Qymyrgurit në Memaliaj, mandej kryellogaritar në Ndërmarrjen Bujqësore të Përmetit. Përgjegjës i Sektorit të Kontroll-revizionit në Komitetin Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit të Përmetit. Më 1972 u zgjodh pedagog në Fakultetin Ekonomik, në Katedrën e Kontabilitetit të Tiranës. Ka dhënë mësim në Degën e Financës të Universitetit Bujqësor të Kamzës. Dr. Th. Dhimarko ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të Kontabilistëve dhe të financierëve të Shqipërisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit. I ka shkruar disa monografi, tekste për shkolla të mesme për kontabilitet, Ka të botuara 19 artikuj dhe 11 kumtesa të paraqitura në konferenca shkencore në vend. Mori medaljen “N.Frashëri”, Urdhrin “N.Frashëri” të Kl. III.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.