Teufik Nahi
Doktor i fesë islame
Lindi më 1914 në Gjakovë. Mësimet fillestare fetare dhe Medresenë e Madhe i kreu në vendlindje më 1937, kurse studimet i vazhdoi në Universitetin AL-AZ-HAR të Kairos. Po në këtë universitet edhe doktoroi në shkencat e teologjisë Islame dhe arriti të bëhet myderriz. Dr. Teufik Nahi ka qenë ndër dijetarët më të njohur në botën arabe. Si student i dalluar e më vonë edhe dijetar i njohur i kohës Dr. T. Nahu gjithë kohën ka punuar në Universitetin AL-AZ-HAR të Kairos ku ishte edhe inspektor i Lartë në këtë universitet. Në Egjipt ka qenë i njohur me emrin Jahja el Jakovia Jahja Gjakova. Dr. efendi Jahja el Jakovia, ka punuar deri në vdekje në Universitetin Al-Az-Har të Kairos. Vdiq më 2005 në Kairo dhe u varros po atje.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.