Teofik Bekteshi
Doktor i shkencave juridike
Lindi më 1908 në Shkodër, shkolle fillore e të mesmen i kreu në Kolegjin Severian në vendlindje, kurse Gjimnazin real e filloi në Grac të Austrisë dhe e përfundoi në Bazel të Zvicrës. Në Universitetin e Vjenës i kreu studimet e larta në Fakultetin e Tregtisë Botërore për ekonomi tregtare dhe më pas në Francë në Fakultetin e Drejtësisë dhe të Shkencave politike - në Degën e Ekonomisë Politike të Strazburgut ku edhe u doktorua më 1928. Pas doktorimit kthehet në qytetin e lindjes-Shkodër që në zgjedhjet e Këshillit Bashkiak u bë anëtar i tij. Punoi si ekonomist deri në fund të Luftës së Dytë Botërore ku ishte edhe anëtar i këshillit të Shtetit dhe kontriboi në jetën ekonomike, kulturore e sportive të qytetit të lindjes. Më vonë u arrestua dhe u denua 5 vjet burg, që i mbajti në Kuç të Vlorës. Pas burgut vdiq në Shkodër më 1965.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.