Telat Arapi
Doktor i shkencave të gjeologjisë – shpimit
Lindi në prill të vitit 1934 në Gjirokastër. Shkollimin fillor dhe të mesem e kreu në vendlindje. Studimet e larta i bëri në Universitetin e Bukureshtit (Rumani). Diplomoi më 1959 si inxh. shpimi. Doktoroi në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë më 1982, gjegjësisht më 1993 me temën:” OPTIMIZIMI I PARAMETRAVE MEKANIK TË SHPIMIT ME DALTA ME RULA”. Dr. Telat Arapi së pari ka qenë kryetar i degës teknike në Ndërmarrjen e Prodhimit të Naftës të Patosit, pastaj edhe pedagog i Fakultetit të Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Ka punuar në shpimin e puseve të cekta dhe ka ndihmuar në përmirësimin e teknologjisë së shpimit gjeologjik. Ka botuar një tekst universitar dhe ka 26 punime e artikuj shkencorë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.