Teki Tartari
Doktor i shkencave të bujqësisë – zooteknikës
Lindi më 1933 në Vranisht të Vlorës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Teknikumin Bujqësor e kreu me sukses të shkëlqyeshëm në Kamzë. Tefik Tartari i kreu dy fakultete, Atë të Zooteknikës e kreu në Bullgari me sukses të shkëlqyeshëm e më 1950 e mbaroi Fakultetin e Filozofisë. Më 1955 emërohet pedagog në ILB të Kamzës e më vonë edhe dekan i Fakultetit të Zooteknikës. Më 1962 në Universitetin e Kamzës mbrojti i pari në vend Disertacionin me temën. ”VEÇORITË BIOLOGJIKE DHE EKONOMIKE TË LOPËVE TË VENDIT DHE TË KRYQËZIMIT TË TYRE ME JERSEY” dhe mori gradën “Doktor i shkencave të Zooteknikës” në Universitetin e vendit. Më 1972 u emërua drejtor i Institutit të Zooteknikës të Tiranës, mandej themelon Institutin e Biologjisë. Ka shkruar 10 tekste mësimore, 7 monografi, 55 punime shkencore të botuara. Dr. Tefik Tartari dha një kontribut të çmuar në Shkencën Bujqësore Shqiptare ka titullin “Prof. Ordinar” kurse më 1985 zgjidhet “Akademik” dhe është dekoruar me Urdhrin “Punonjës i shquar i Shkencës dhe i teknikës” dhe është laureat i “Çmimit të Republikës”. Akademik Teki Tartari është një nga figurat më të spikatura jo vetëm në Shkencat Bujqësore, por edhe më gjerë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.