← Shfleto

Tefik Ujkani

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi në tetor të vitit 1950 në Vinarc të Ulët të Mitrovicës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Mitrovicë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1979 me temën: ”ORIENTIMI I ZHVILLIMIT TË POLITIKES SË PRODHIMIT NË KSA TË KOSOVËS GJER MË 1985”(kr). Mr. Tefik Ujkani së pari filloi punën në Industrinë Kimike të Kombinatit “Trepça” të Mitrovicës, mandej kaloi në Komunën e Mitrovicës së pari si Sekretar i Sekretariatit për Financa dhe Ekonomi si dhe Këshilltar Komunal i Financimit në Mitrovicë, e më vonë është zgjedhur asistent i lëndës Organizimi i ndërmarrjes në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë të Mitrovicës. Ka të botuara 2 punime shkencore, ka pasë shumë trajnime dhe seminare për reformen e sistemit tetimor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.