← Shfleto

Tefik Gashi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në mars të vitit 1953 në Meshinë të Dardanës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Tugjec. Të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Kamenicë, kurse Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Nish ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1986 me temën: ”NDRYSHIMET POSTMORTALE NË TRAKTIN RESPIRATOR DHE DIGJESTIV”(sr). Mr. Tefik Gashi doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1996 me temën: ”NDRYSHIMET HISTOLOGJIKE, HISTOKIRURGJIKE DHE ULTRASTRUKTURALE NË LUKTH DHE NË ZORRË GJATË PROCESIT TË AUTOLIZËS”(sr). Vërejtje: Mr. Tefik Gashi e kishte paraqitur dhe ishte lejuar teza e disertacionit në Universitetin e Zagrebit, por për shkak të luftës në Kroaci nuk shkoi ta mbronte tezën. Dr. T.Gashi së pari punoi si mjek në Kamenicë, më 1980 u pranua në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Prishtinës. Specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Nishit. Ka të botuara 18 punime shkencor. Ka dhënë ndihmesë në ndriçimin e rastit të Reçakut për masakrën që bëri ushtria serbe.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.