← Shfleto

Tefik Bekteshi

Magjistër i shkencave të mjekësisë

Lindi në mars të vitit 1960 në Prishtinë. Shkollën fillore, gjimnazin dhe Fakultetin e Mjekësisë i kreu në Prishtinë më 1991. Pas specializimit në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës i kreu edhe studimet pasuniversitare në të njëjtin Fakultet të Prishtinës dhe magjistroi në prill të vitit 1998 me temën: ”KOMPLIKIMET KARDIOVASKULARE TE PERSONAT OBES”. Mr. Tefik Bekteshi punën e filloi si mjek në Institutin e Anatomisë, të Fakultetit të mjekësisë në Prishtinë, mandej kaloi në Klinikën Interne në Repartin e Kardiologjisë. Specializimin nga Mjekësia Interne e bëri në Prishtinë. Mr. T. Bekteshi ka marrë pjesë me kumtesa në disa simpoziume, ka të botuara 20 punime profesionale, 4 tekste për shkolla të mesme të Mjekësisë dhe 2 studime.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.