Tahire Maloku-Gjergji
Doktor e shkencave të mjekësisë
Lindi në shkurt të vitit 1960 në Bradash të Besianës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Podujevë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1989 me temën:”KARAKTERISTIKAT EPIDEMIOLOGJIKE TË SKABIENSIT TE FËMIJËT E MOSHËS SHKOLLORE NË KOMUNËN E PRISHTINËS 1984-1985”. Mr. Tahire Maloku-Gjergji doktoroi në të njëjtin fakultet në Prishtinë në qershor të vitit 1997 me temën: ”NDIKIMI I KUSHTEVE HIGJENIKO-SANITARE NË KARAKTERISTIKAT ANTROPOMETRIKE DHE HEMATOLIGJIKE TE FËMIJËT E MOSHËS SHKOLLORE NË KOMUNËN E PODUJEVËS”. Dr. Tahire Maloku-Gjergji në fillim punoi si mjeke në Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës të Prishtinës, ku tash është docente e lëndës Ekologjia humane në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Specializimin e kreu në Sarajevë dhe Prishtinë. Për trajnim ka qenë në Angli, Bullgari, Shqipëri, Maqedoni. Ka të botuara 13 punime si autor-koautor. Është kryeshef i Departamentit të Ekologjisë humane në IKSHPK të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.