Tahir Zajazi
Doktor i pedagogjisë industriale
Lindi në janar të vitit 1940 në Llapkidoll të Kërçovës. Shkollën fillore e filloi në vendlindje, kurse e kreu në Sërbicë, kurse Normalen në Shkup më 1959. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë e kreu në Shkup më. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë Industriale në Rijekë të Kroacisë, ku dhe magjistroi në qershor të vitit 1976 me temën: ”METODAT LABORATORIK MËSIMORE SI FAKTOR I POLITEKNIZIMIT TË MËSIMIT TË FIZIKËS DHE KIMISË”(kr). Mr. Tahir Zajazi tezen e doktoratës e ka punuar në Universitetin e Zagrebit, por ka doktoruar në Fakultetin Filozofik të Tiranës në dhjetor të vitit 1992 me temën: ”MËSIMI I PROGRAMUAR NË KUSHTE LABORATORIKE”. Dr. Tahir Zajazi ka punuar si profesor i pedagogjisë në Akademinë Pedagogjike dhe në Fakultetin e Pedagogjisë në Shkup, tash punon në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Dr. T. Zajazi ka disa vepra pedagogjike të botuara, si dhe një numër artikujsh në revistat shkencore. Ka marrë pjesë në një serë simpoziumesh shkencore me kumtesa.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.