← Shfleto

Tahir Popova

Magjistër i fesë islame

Lindi më 1856 në Vushtrri, mësimet fillestare i bëri në vendlindje të cilat mandej i vazhdoi në Stamboll në Universitetin Fatih-a ku ka qenë student i Tahir efendi Gjakovës. Për hir të njohjes sa më drejt të çështjes së përkthimit dhe të botimit të “Mevludit” (sipas Mr. Hasan efendi Nahit) puna qëndron kështu:”Mevludin e përktheu Tahir efendi Gjakovas si profesor i Universitetit të Stambollit, kurse Tahir Popovës që ishte student i dalluar në Universitet i u dha porosia të shkonte te ministri i Arsimit në Stamboll dhe të kërkonte leje për ta botuar Mevludin Shqip me shkronja arabe. Ministri i Arsimit e lejoi kërkesën e Tahir Popovës që të botohej Mevludi shqip në mënyrë që të kuptohet nga popullata shqipëfolëse që nuk e njihte gjuhën arabe. Siç shihet për lejimin e tij të këndohet në gjuhën Shqipe e ka Tahir Efendi Popova, sepse pati guxim të kërkoi nga Ministria që të përktheheshin dhe të këndohet “Mevludi” në gjuhën shqipe. Për atë kohë predikimi dhe mësimi në gjuhën Shqipe as që mund të përmendet (ka qenë e ndaluar me ligjet e kohës). Tahir efendi Popova ka qenë Myderriz dhe ka kontribuar në arsimim fetar e kulturor të popullit shqiptar dhe musliman mu për kontributin e dhënë (Sipas Dr. J. Vatocit) radhitet në rendin e magjistrave të teologjisë Islame. Mr. T. efendi Popova pak kohë ka punuar në Kosovë, sepse pushteti i atëhershëm e transferoi në Sanxhak (Jeni Pazar). Pra, edhe Tahir efendi Gjakova ka meritë se ky e ka shkruar “Mevludin” shqip dhe nëpërmjet të Tahir Popoves e dërgoi për lejim në Ministri e Arsimit ku edhe u lejua. Mr. Tahir efendi Popova vdiq në Vushtrri më 1949.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.