← Shfleto

Tahir Haxhiymeri

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Vendlindja, shkollimi fillor dhe i mesmi nuk na janë të njohur. Fakultetin e Makinerisë e kreu në Leningrad (Rusi) më 1951. Dr. Tahir Haxhiymeri gjithë kohën ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës, ku ka qenë zëvendësdekani dhe dekan i Fakultetit të Makinerisë në Tiranë. Ka specializuar në Bukuresht, Romë e Leningrad, dhe doktoroi më 1958 në Leningrad. Dr. T Haxhiymeri ka të botuar tekste për shkolla të mesme dhe universitare të fushës së Makinerisë. Ka disa artikuj shkencorë të botuar. Në Fakultetin Teknik të Prishtinës ka ligjëruar lëndët Vizatim Teknik dhe Teknologjia e materialit në vitet 1971 - 1973. Vdiq në Tiranë më 2001.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.