← Shfleto

Sylejman Rexhepi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në nëntor të vitit 1953 në Ferizaj. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1991 me temën: ” KARAKTERISTIKAT E ARTRITIT REUMATOID SERIAL”(kr). Mr. Sylejman Rexhepi doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në maj të vitit 1997 me temën: “VEÇORITË E ARTRITIT NË PLEQËRI”. Dr. Sylejman Rexhepi së pari punoi si mjek në Ferizaj, më 1983 kaloi në Klinikën Interne të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës ku u zgjodh asistent i lëndës së reumatologjisë, dhe arriti deri te docent i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë shef i Shërbimit Reumatologjik në Klinikën Interne të Prishtinës. Dr. S.Rexhepi ka të botuara 114 punime profesionale, 31 si autor dhe 83 si koautor. Në kohë të fundit ka botuar edhe një tekst universitar për reumatologji.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.