Sylejman Qylçe
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në prill të vitit 1884 në Shkup. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Beshiktash të Stambollit (ku kishte emigruar familja e tij). Më 1905 kreu Shkollën e Lartë - Ushtarake në Stamboll. Pas shkollimit shërbeu prof. i Gjimnazit në Beshitktash dhe në Shkup. Si ushtarak mori pjesë në Betejën e Çana-Kalasë nën komandën e Kemajl Ataturkut. Sylejman Qylçe luftoi kundër anglezve dhe grekëve. U mor me shtyp dhe botoi një gazetë. Dr. S. Qylçe me shkrime pati filluar sa ishte në Selanik e Izmir. Kishte studiuar jetën, historinë, zakonet, etnografinë e kulturën e popujve të Ballkanit - posaçërisht jetën e shqiptarëve e në lidhje me këtë botoi një dyzinë veprash si “Shqipëria në kohën Osmane” (1944), “Mbledhja e Ferizajt” dhe “Kushtetuta e vitit 1908” e botuar në Izmir më 1944. Për veprat e botuara bashkautori prof. Mehmet Ali Ajani ia dërgon Dr. S. Qylçes një letër falënderimi në cilën thuhet: “Ti more vëlla më dole si yll-ungjill se ma shpëtove nderin”, por nuk di se si ta kthej (shpërblej)”. Radhitet ndër studiuesit e mëdhenj të filologjisë në përgjithësi. Anglezet e zunë rob dhe e dënuan me vdekje, por pas një sëmundje të rëndë; vdiq në shtator të vitit 1955.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.