Sylejman Gavoçi
Magjistër i teologjisë islame
Lindi më 1888 në Ajasen të Shkodrës. Mësimet e para i kreu në Medresenë Osmane ku mësoj për fe dhe gjuhën osmane. Si i ri Sylejmani ia bëri një vizitë Mekës dhe në Medinë u pranua në një shkollë për Mësues. Sylejman Gavoçi ka marrë pjesë në luftë kundër serbve për ta mbrojtur Shkodrën. Sylejmani e vazhdoi shkollimin u diplomua në Shkollën Fetare dhe vazhdoi punën si mësues i fesë islame, mandej u emërua imam në Xhaminë e Gecurit. Në qershor të vitit 1937, Sylejman Gavoçi me të vëllain, me grua e me fëmijë emigroi për në Damask, ku jetoi dhe punoi. Ky ka qenë talent i rrallë, kishte prirje për punë intelektuale e shkencore dhe shpesh konsultonte me dijetarët Sirianë. Më vonë u zgjodh zëvendës i Myftiut të Damaskut dhe ndihmoi ndërtimin e një xhamie me punëtorët kosovarë. Kjo xhami quhet Xhamia e Arnautëve, Sylejmani emërohet imam i saj. Ky natë e ditë i mësonte të rinjtë dhe pleqtë kosovar, i shkolloi të bijët. Ka qenë shumë i dhënë pas fesë dhe atdheut. Në Lagjen e Arnautëve në Damask u mbante ligjërata të rinjve dhe të të moshuarve shqiptarë që jetonin atje. Sipas veprimtarisë Sylejmani kontribuoi në përhapjen e dijes dhe të shkencës te shqiptarët e Sirisë e më gjerë dhe (sipas Dr. J. Vatocit e meritoi titullin magjistër i teologjisë islame). Mr. Sylejman Gavoçi vdiq në Damask dhe u varros në Dahdah-në ku u varrosën edhe shumë shqiptarë të Damaskut.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.