← Shfleto

Sylejman Daka

Doktor i shkencave teknike – ndertimtarisë

Lindi në qershor të vitit 1945 në Kabash të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme Teknike-ndërtimtarinë e kreu në Prizren. Fakultetin e Ndërtimtarisë-Drejtimin e Hidroteknikës e kreu në Shkup më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1987 me temën :”MUNDËSIA E SHFRYTËZIMIT TË ENERGJISË SË UJIT NË RRJEDHAT E DRINIT TË BARDHË NË TERITORIN E KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Sylejman Daka doktoroi në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës të Prishtinës në qershor të vitit 1994 me temën: ”OPTIMIZIMI I MADHËSISË SË NDËRTIMIT TË HIDROCENTRALEVE ELEKTRIKE NË KUSHTET E SHFRYTËZIMIT KOMPLEKS ( SHUMËDESTINIMESH) TË UJËRAVE NË HIDROEKONOMI”. Dr. Sylejman Daka ka punuar në Bashkësinë për Ujësjellës dhe Kanalizim të Prishtinës, në vitin 1980 u zgjodh ligjërues i lëndës Shfrytëzimi i energjisë së ujërave në Fakultetin Teknik-Dega e Ndërtimtarisë në Prishtinë, mandej docent i sistemeve të Ekonomisë së ujërave, i Hidroekonomisë komunale I, II dhe Mbrojtjes së ujërave, ku arritit deri te prof. inordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Dr. S.Daka ka marrë pjesë në shumë projekte për hidroteknikë në Kosovë dhe ka të botuara disa punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.