← Shfleto

Sylejman Axhiabllahoviq

Doktor i shkencave të natyres – biologjisë

Lindi më 1935 në Tuzi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Podgoricë. SHLP-Dega Biologji – Kimi e kreu në Cetinë më 1961. FSHMN-Dega e Biologjisë - e kreu në Beograd më 1964. Pa shkëputje nga puna i kreu Studimet pasuniversitare në FSHMN-Dega e Biologjisë Eksperimentale në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1977 me temën:”?“(kr). Mr. Sylejman Agjiabllahoviqi doktoroi në të njëjtin fakultet në Degën e Citologjisë me Biokimi në Zagreb me temën: ”HULUMTIMET KOMPARTIVE TË CILËSIVE BIOKIMIKE E CITOLOGJIKE PACHUCHLION ( HECHELET KNËR 1958) E RUSTILUS RUBILIO (BONOPARTË, 1937) NGA LIQENI I SHKODRËS (kr). Dr. Sylejman Agjiabllahoviq së pari punoi si profesor i Biologjisë në Tuz, mandej në Gjimnaz të Podgoricës. Punoi në Programin e biologjisë për shkolla të mesme të Malit të Zi, ka edhe disa tekste të biologjisë për shkollat e mesme. Së fundit ka qenë Këshilltar në Entin Pedagogjik për Përparimin e Shkollave në Mal të Zi. Ka ligjëruar në Universitetin e Podgoricës

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.