← Shfleto

Sylë Sylanaj

Doktor i shkencave të bujqësisë – pemëtarisë

Lindi në nëntor të vitit 1952 në Llaushë të Skenderajt. Shkollën fillore i nisi në vendlindje dhe e kreu në Skenderaj, ku e kreu edhe të mesmen. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Prishtinë ( i pari që diplomoi në këtë fakultet ) me 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1989 me temën: ” TË HULUMTUARIT E VETIVE AGROBIOLOGJIKE TË KULTIVARËVE TË INTRODUKTUARA TË MANAFERRËS NË RAJONIN E GJILANIT”(kr). Mr. Sylë Sylanaj doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës në shkurt të vitit 2002 me temën: ” TË HULUMTUARIT E VETIVE BIOLOGJIKE TË KULTIVARËVE TË LAJTHISË NË RAJONIN E DUKAGJINIT”. Dr. Sylë Sylanaj së pari u zgjodh asistent i lëndës së Pemëtarisë në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës dhe arriti deri te docent i lëndëve Pemëtaria e përgjithshme, Pemëtaria speciale II dhe Rregullimi i ambientit jetësor. Dr. S. Sylanaj specializoi në lëmin e pemëtarisë në: Bullgari, Poloni, Hungari dhe Itali. Ka të botuara 24 punime shkencore dhe 65 punime profesionale dhe dy tekste(doracak) nga lëmi i Pemëtarisë. Ka qenë edhe prodekan i Fakultetit të Bujqësisë të Prishtinës ku edhe punon.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.