← Shfleto

Syheda Latifi-Hoxha

Doktoresh e shkencave të mjekësisë

Lindi më 1953 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, kurse Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1997 me temën: ”GJENDJA E FRYTIT NË KORELACION ME NDRYSHIMET MORFOLOGJIKE NË PLACENTË”. Mr. Syheda Latifi-Hoxha doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në korrik të vitit 2003 me temën: ”NDOTJA VAGJINALE NË SHTATZËNËSI DHE NDIKIMI I SAJ NË SHFAQJEN E SINDROMIT TË INFEKSIONIT INTRA AMNIONAL”. Dr. Syheda Latifi-Hoxha ka punuar në Shtëpinë e Shëndetit në Kaçanik, në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike në Prishtinë dhe në Entin Shëndetësor “Dardania” në Prishtinë. Mban ushtrime me studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës ku arriti deri te prof. e asocuar. Ka të botuara 6 punime profesionale dhe ka marrë pjesë në shumë simpoziume në vend dhe jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.