← Shfleto

Suzana Frashëri

Magjistër i shkencave juridike

Lindi në prill të vitit 1971 në Kuçovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kuçovë. Fakultetin Juridik e kreu më 1994 në Tiranë. Një kohë punoi në Berat, mandej gjyqtare në Gjykatën e Kuçovës. Më 1996 i filloi kurset për specializime si për Ligjin Evropian të drejtave të njeriut në Universitetin e Bermingenit në Angli. Më 1997 kreu kursin tjetër për specializim për Ekonominë tregtare, të drejtat e njeriut dhe për sistemin e gjykatave në Universitetin e Biznesit të Kopenhagenit në Danimarkë, më 1999 mori titullin tjetër Master (Magjistër) të ligjeve (LLM) në Universitetin Amerikan, Kolegj i drejtësisë në Vashington. D.C. specializohet në ligjet ndërkombëtare. Kreu praktikën në Fondacionin Amerikan për të Drejtat Civile (ACLUF) Organizatë e njohur në Vashington D.C. Mr. Suzana Frashëri është anëtare e bordit e Organizatës Shqiptaro-Amerikane të Gruas “Motrat Qiriazi” në Njujork dhe kryetare e kësaj organizate. Mr. Suzana Frashëri aktualisht punon në Menheten – Njujork, avokate specialiste në fushën e falimentimit të kompanive.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.