Suzana Dedoviq-Canhasi
Doktor e shkencave të filologjisë
Lindi më 1956 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Turkologjisë, e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega e Turkologjisë në Beograd, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1992 me temën: ”E FOLMJA TURKE E MITROVICËS”(tu). Mr. Suzana Dedoviq Canhasi doktoroi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë në nëntor të vitit 2004 me temën:”PRAPASHTESAT DERIVATIVE DHE EPTIMORE NË TË FOLMËN TURKE TË KOSOVËS DHE TË MAQEDONISË”(tu). Dr. Suzana Dedoviq Canhasi së pari filloi punën si asistente gjuhës turke në Fakultetin e Fililogjisë të Prishtinës, ku edhe punon në Degën e Turkologjisë. Ka të botuara 7 punime profesionale dhe merret me përkthime nga turqishtja në shqipe dhe anasjelltas.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.