← Shfleto

Sun`Ullah Efendiu

Doktor i drejtësisë islame

Lindi më 1552 në Shkup. Baba i tij (Xhaferi) emigroi në Stamboll, dhe arriti pozita të larta shtetërore. Sunullahu të gjithë shkollimin e kreu në Stamboll prej atij fillestar deri në atë të lartin, që në pikpamje arsimoreislame e shkencore - u ngrit mjaft sidomos në lëmin e drejtësisë ku më 1589 u bë kadi në Brusë, mandej në Edrene, ku më 1591 u bë kadi i Stambollit dhe i Anadollit. Më 1599 u zgjodh Shejhulislam (për herë të parë), më 1602 për së dyti, më 1604 për së treti herë, dhe pas katër muajsh u zgjodh për të katërtën herë Shejhulislam. Dr. Sunulla Efendiu dhe më 1611 shkoi në haxhillëk e pas 1 viti vdiq (1612). Dr. S.Efendia la pas vetes disa vështrime. Vërejtje dhe sqarime të Tefsirit dhe disa libra mësimorë. Si këshilltar i lartë në Perandorinë Osmane, kontributin shkencor që dha në lëmin e drejtësisë islame rradhitet si doktor i shkencave të drejtësisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.