Sunaj Raimi
Magjistër i shkencave të filozofisë
Lindi në mars të vitit 1966 në Kumanovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Sociologjisë e kreu në Shkup më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në Institutin e Filozofisë të Fakultetit Filozofik në Shkup ku edhe magjistroi në maj të vitit 2000 me temën: ”BAZAT E FILOZOFISË TË ROLIT MORALO-EDUKATIV TË MUZIKËS NË GREQINË ANTIKE”(ma). Mr. Sunaj Raimi është i angazhuar në Universitetin e Tetovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.