Stavro Skëndi
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1906 në Korçë. Mësimin fillor e mori në vendlindje, të mesmin në “Rbert Collegje” të Stambollit. Studimet e larta i vijoi në Zvicër e Gjermani. Më 1930 u kthye në Shqipëri dhe u vendos në Korçë, ku punoi në Liceun e Korçës. Pushteti italian e internoi në ishullin Ventotene. Më 1943 shkoi në Stamboll, më 1946 shkoi në Amerikë, atje edhe mbrojti tezen e doktoratës në gjuhësi në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut më 1951. Mandej u inkuadrua si mësimdhënës dhe u mor me kërkime shkencore në Universitetin e Torontës në Kanada, në Universitetin Kolumbia dhe në Universitetin e Prinstonit (Princeton). Dr. Stavro Skëndi botoi disa libra për filozofi në Nju Jork e Prinston. Ka lënë edhe në dorëshkrime artikuj dhe studime (që ruhen në bibliotekën “F. Noli”) në Boston. Vdiq më 1989 në Amerikë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.