Stavro Gjollma
Magjistër i veterinarisë
Lindi më 1910 në Gjirokastër. Shkollën fillore dhe Liceun Francez i kreu në vendlindje. Fakultetin e Veterinarisë e kreu në Universitetin e Bolonjës (Itali) si mjek veteriner më 1936. Pas kthimit në atdhe u emërua mjek veteriner në Ushtri. Si veteriner Stavro punoi në Prishtinë, Kërçovë e Pogradec. Më 1945 u transferua në Durrës, ku punoi deri më 1950. Kaloi si pedagog në Teknikumin Bujqësor të Tiranës e prej aty në Fakultetin e Veterinarisë në Kamëz, pedagog me titullin “Docent”. Mr. Stavro Gjollma dha kontribut në Veterinarinë Shqiptare në veçanti në themelimin e arsimit veterinar. Ishte anëtar i ekipit të zbulimit të sëmundjeve të leukozave mjaft problematike në Shqipëri. E botoi një libër për këtë sëmundje me një vlerë teorike dhe praktike që u ribotua disa herë. Mr. S. Gjollma është autor i disa teksteve universitare. Vdiq në Tiranë më 1977.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.