← Shfleto

Stavri Marjani

Doktor i shkencave të bujqësisë

Lindi më 1911 në Marjan të Oparit. Shkollën fillore dhe Liceun Francez i kreu në Korçë. Studimet universitare i bëri në Fakultetin e Agronomisë të Firencës (Itali), ku edhe mori gradën “Doktor i Shkencave”. Më 1941 u kthye në atdhe dhe mori pjesë në LNÇ. Pas çlirimit të vendit u emërua drejtor i Drejtorisë së Reformës Agrare në Ministrinë e Bujqësisë. Më 1958 u dërgua në Akademinë “Timurjev” në Moskë për studime pasuniversitare. Pas kthimit nga Moska ishte zëvendësrektor në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës. Dr. Stavri Marjani ka dhënë kontribut të çmuar në Reformën Agrare dhe në zhvillimin e Bujqësisë së vendit. Ka përgatitur specialistë të rinj menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.