Spiro Shkurti
Doktor i shkencave të historisë
Lindi në dhjetor të vitit 1934 në Nivicë të Sarandës. Shkollën fillore e kreu në Piqeras, të mesmen në Elbasan. Fakultetin Histori-Filozofi e kreu në Tiranë më 1959. Ishte zëvendës drejtor e drejtor në Tepelenë, Konispol, Sarandë dhe në Rogozhinë. Më 1969 u emërua punonjës shkencor në Institutin e Historisë të Tiranës. U caktua drejtor i Departamentit të Etnografisë në Institutin e Kulturës Popullore të Tiranës. Mori gradë shkencore “Kandidat i Shkencave” (1980), dhe “Doktor” më 1988, kurse më 1993 “Profesor”. Dr. Spiro Shkurti ka të botuara studime me vlerë shkencore. I ka të botuar disa vepra në Torino të Italisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.