Spiro Brumbulli
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në shtator të vitit 1961 në Delvinë, shkollën fillore dhe të mesmen të përgjithshme e kreu në Delvinë. Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë më 1985. Ka marrë pjesë në disa kualifikime pasuniversitare në disa vende, si: Itali, Gjermani, Angli e Greqi. Në dhjetor të vitit 1994 e mori gradën “Doktor i shkencave të fushës e efektivitetit të industrive”. Në vitin 1985 filloi punën si asistent-pedagog në Katedrën e Industrisë të Fakultetit Ekonomik të Tiranës. Dr. Spiro Brumbulli ishte president dhe drejtor i përgjithshëm i Bankës Kombëtare Greke të Tiranës dhe i Degës së Bankës Kombëtare Tregtare të Kosovës. Dr. S. Brumbulli është marrë edhe me botimin e teksteve mësimore të fushës së ekonomisë dhe të investimeve në industri.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.