← Shfleto

Sotir Polena

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1902 në Korçë. Mësimet e para i mori në vendlindje ku e kreu edhe shkollën e mesme. Studimet për Mjekësi i bëri në Universitetin e Mynihut ku diplomoi dhe po aty u doktorua në dhjetor të vitit 1928 me temën: ”DËMTIMET TRAUMATIKE TË MBYLLURA NË ABDOMEN”(gje). Ku dha kontribut në traumat subkutone të organeve intraabdominale në forcë konfuze. Dr. Sotir Polena punën si mjek e filloi në Korçë, u emërua kirurg në Spitalin e Korçës. Ishte kirurg i njohur (kirurgu me duar të shpejta -shkathëta) që kishte kryer mbi 23.334 gjegjësisht 30.000 operacione të mëdha e të vogla. Prej kësaj pune shihet sa i ka ndihmuar popullit të vet doktor Sotiri. Vdiq në Korçë më 1968.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.