Sotir Kuneshka
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës – akademik
Lindi më 1912 në Suk Boboshticë të Korçës. Aty i mori mësimet e para mandej kreu Liceun Kombëtar (francez) të Korçës, ndoqi studimet për fizikë në Universitetin e Sorbonës në Francë. Pas kryerjes me sukses u kthye në atdhe dhe iu rrek arsimit duke dhënë ndihmesë të çmuashëm për ngritjen e nivelit të mësimdhënies së fizikës në Shqipëri. Është ndër pedagogët e parë në Institutin e Lartë Pedagogjik, pionier i studimeve shkencore në fushën e fizikës dhe ishte dekan i parë i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë dhe përgjegjës i parë i katedrës së fizikës në Universitetin e Tiranës të cilën e drejtoi me përkushtim të veçantë deri doli në pension. Dr. Sotir Kuneshka është autori i teksteve të para në fushën e fizikës, që i hartoi, ka dhënë tekstet e para të kësaj fushe dhe ka kryer studime në fushën e radioaktivitetit natyror të parat të kësaj fushe në universitetin e vendit (Shqipërisë). Vdiq në Tiranë më 1991
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.