← Shfleto

Sotir Caci

Magjistër i filologjisë

Lindi më 1917 në Barovë të Kolonjës. Mësimet fillestare i mori në vendlindje. E kreu Shkollën Normale të Elbasanit. Sotiri është njohës i mirë i gjuhëve të huaja e sidomos frëngjishtës, rusishtës, kuptohet e ka njohur mirë edhe gjuhën shqipe, mu për atë edhe është marrë me përkthime të veprave letrare nga gjuhët e huaja në gjuhën shqipe (sidomos nga frëngjishtja dhe rusishtja) Mr. Sotir Caci përktheu veprat e Balzakut, Molierit, Stendalit, Hygos, La Fontenit, Mysesë, Tolstoit, Çehovit, Gorkit, Fedejevit, Shollovit e tj. Këto janë vepra me vlera të larta artistiko-shkencore dhe mjaft voluminoze. Mr. Sotiri mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore i revoltuar nga masakra që iu bë fshatarëve të tij në luftë. Shkroi edhe një poemë me titull “Borova”. Mr. S. Caci ka qenë edhe gazetar i shquar. Punoi shumë kohë në Tiranë ku edhe vdiq më 1989.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.