← Shfleto

Sokrat Dodbiba

Doktor i ekonomisë politike

Lindi në mars të vitit 1898 në Elbasan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Kolegjin amerikan “Robert Colege” e kreu në Stamboll më 1921. Studimet e ekonomisë politike me bursë të shtetit shqipta i vazhdoi në Universitetin e Vjenës ku edhe doktoroi në qershor të vitit 1928 dhe mori gradën “Doktor i ekonomisë politike”. Ishte një nga ekonomistët e shquar të Shqipërisë. Pas doktorimit u kthye në atdhe dhe u emrua Drejtor i Departamentit të të arshurave kombëtare në Ministrin e Financave. Më 1932 Ministria e Finansave nxori një revistë “Ekonomisti shqiptar” që e drejtonte Dr. Sokrat Dodbiba, kurse më 1936 u cakua sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, dhe prej vitit 1937 Dr. S.Dodbiba sherbeu si Komisioner i Bankës së Shtetit Shqiptar dhe arriti që thesarin e Shqipërisë ta terhiqte nga Bankat e Italisë në Romë (120 milion franga ari) dhe e kthei në Bankën e Shqipërisë, si dhe Makinerinë e shtypjes së kartëmonedhave. Pas çlirimit Dr. Sokrat Dodbiba dënohet me 30 vjet burg (nga regjimi komunist). U sëmur dhe vdiq në Burgun e Burrelit më 1956.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.