← Shfleto

Skender Xhilaga

Magjistër i shkencave teknike – arkitekturës

Lindi më 1936 në Peshkopi. Shkollën fillore e nisi në vendlindje, e vazhdoi në Stamboll në “Robert College” por e vazhdoi edhe në “New York University” dhe në “Stauford University” në Kaliforni. Skender Xhilaga thuhet se ka prejardhje nga një fshat në Grykën e Korabit në Rrethin e Dibrës. Babai i Skenderit Haxhi Abaz Xhilaga - ka qenë komandant roje në Rrethin e Gjirokastrës, prej ku u shpërngul dhe shkoi në Turqi. Më 1955 shkoi në SHBA. Skender Xhilaga pas kryerjes së studimeve shërbeu si ushtar në Ushtrinë Amerikane. Mandej u punësua në Kompaninë “Syska e Henneosy” dhe e bëri projektin e Universitetit të Riadit, që ishte Projekti më i madh në Botë që u realizua menjëherë. Skenderi ka qindra projekte të kryera në Amerikë. Më 1983 emrohet President i Kompanisë “RH, Samber Projets Inc” në Nju Jork që punoi deri më 1990. Mr. S. Xhilaga me ekipin e vet të projektuesve bëri edhe realizimin e atyre projekteve. Ka bërë Projekte në Stamboll si qendra, spitale e hotele e tj. Mr. Skender Xhilaga është inxh. më i suksesshem në gjithë botën shqiptare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.