Skënder Xhiku
Doktor i shkencave të agronomisë
Lindi më 1928 në Gjirokastër. Mësimet fillestare dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Studimet për agronom i bëri në Budapest – Hungari më 1951. Pas diplomimit një kohë punoi si agronom në Kuçovë. Më 1957 u zgjodh pedagog në Katedrën e Bujqësisë së Përgjithshme dhe dekan i Fakultetit të Agronomisë në ILB të Kamzës. Më 1970 u doktorua mandej e mori titullin “Doktor i Shkencave” në lëmin e agronomisë, kurse më 1995 iu dha titulli “Profesor”. Dr. Skënder Xhiku ka të botuara 5 tekste universitare, 4 monografi dhe disa punime shkencore. Ka marrë pjesë me kumtesa në shumë simpoziume ndërkombëtare. Më 1971 u dekorua me Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit t II, për kontributin shkencor që dha gjatë punës së tij.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.