Skënder Osmani
Doktor i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi në maj të vitit 1941 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta i filloi në Rumani dhe i kreu në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1963. U doktorua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Matematikë të Tiranës më 1981 me temën: ”MODELE ME ELEMENTE E DIFERENCA TË FUNDME ME ZBATIMIN NË GJEOLOGJI, TEKNIKE NAFTE”. Dr. Skënder Osmani së pari punoi si bashkëpunëtor shkencor në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës në Katedrën e Informatikës të FSHN-së. Veprimtaria shkencore kishte të bënte në fushën e projektimit të vendburimeve të naftës. I ka të botuar 31 artikuj shkencor, 14 punime në konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe në kongrese botërore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.