← Shfleto

Skender Kabashi

Magjistër i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në shkurt të vitit 1963 në Polac të Skënderajt. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Skenderaj, ku e kreu edhe shkollën e mesme. FSHMN-Dega Fizikë e kreu në Prishtinë më 1986. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Fizikës Bërthamore në Zagreb, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1999 me temën: ”DENDËSIA E GJENDJEVE BOZON-BOZON, FERMION-FERMION TE BËRTHAMA E Au 198”(kr). Mr. Skender Kabashi më 1986 u zgjodh asistent i lëndës së Elektrodinamikës në Degën e Fizikës të FSHMN në Prishtinë, kurse tash ligjëron lëndën e Informatikës në këtë fakultet. Mr. S. Kabashi është koautor i 1 teksti të fizikës për shkolla të mesme dhe 1 dispense për studentë të Fizikës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.