← Shfleto

Skënder Gjinushi

Doktor i shekncave të natyrës – matematikës

Lindi më 1949 në Vlorë. Aty i kreu edhe mësimet e para, shkollën e mesme e kreu në Tiranë, sikur edhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Matematikës më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin “Pier e Maria Ciri”, Parisi VI. E mori titullin doktor i ciklit të tretë. Punoi si pedagog i matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës që nga viti 1972. Dr. Skënder Gjinushi ia mësyri politikës që nga viti 1992. Së pari u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë si dhe kryetar i Kuvendit dhe zv.ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale në Tiranë. Aktualisht merret me politikë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.