Skënder Dede
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi më 1927 në Shtikë të Kolonjës. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në Kolonjë. Studimet e larta i bëri në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Moskës më 1953, mandej e vazhdoi kursin pasuniversitar në Rusi. Në vitin 1960 në Moskë doktoroi me temën: “PËRBËRJA GJEOLOGJIKE E MASIVIT TË BULQIZËS DHE LLOJEVE ULTABAZIKE TË SHTRIRJES SË KROMIT NË SHQIPËRI”(ru). Dr. Skënder Dede në fillim punoi si inxh. gjeolog për kërkimin e bakrit në ekipin Derven të Rubikut, në Ndërmarrjen e Minierave të Kromit në Bulqizë. Punoi si specialist dhe shef Kabineti në I.S.P. Gjeologji Miniera në Tiranë. Në vitin 1972 mori titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor”, mandej “Profesor”. Ka qenë pedagog i jashtëm i Fakultetit të Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Rezultatet e kërkimeve i paraqiti në 25 artikuj shkencorë dhe në 5 libra (tekste) të gjeologjisë. U dekorua me: ”Urdhrin e Punës” kl. III. dhe me “Çmimin e Republikës” shk. III. Vdiq në vitin 2000.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.